Rreth nesh

Aty ku eleganca dhe funksionaliteti takohen sË bashku

PREJARDHJA GJEOLOGJIKE

Travertinat janë gurë karbonatikë, porozë me zgavrave. Ata kanë ngjyra nga verdha deri në gri të hapur, me pamje të rrudhur - kavernoze dhe të lehtë për të punuar, deri në një qëndrueshmëri mesatare. Në gjuhën e përditshme, travertinat quhen smerc ose bigor. Këta gurë gjenden në formën e "patateve" në tokë, pasi janë të rrethuar nga depozitat e rrëshqitura. Travertinat janë gurë karbonatikë të formuar në kushte ekzogjene nga precipitimi kimik i materialeve karbonatike (CaCO3, MgCO3), të përzier edhe me materiale të tjera dhe lëndë organike bimore si rezultat i shplarjes dhe depozitimit gjatë burimeve, lumenjve, dhe deri te depozitat liqenore-lagunore, të kombinuara edhe me fenomenet karstike.

Veçori fizike

  • rezistencë në shtypje 500 - 800 kg/cm2
  • Poroziteti 20 - 35%
  • Pesha volumore 1.2 - 1.6 gr/cm3, rrallë deri në 2 gr/cm3
  • H.K. = 35 - 40%
Gur natyral

Më tepër mbi travertino

Ndërtimi gjeologjik i vendburimit

Këto gëlqerore janë në formë bllokesh dhe janë formuar rreth "Keprokut", përzierjet përfshijnë dolomit-gëlqeror-travertine, ato formojnë objekte dhe vendburime dekorative siç është vendburimi i njohur i Kosovës (Lushnja) dhe vendburimi i "Perroit të Cenës" që kemi në shfrytëzim.

Kushtet e formimit të Travertinave

Travertinat janë shkëmbinj karbonatikë të formuar në kushte ekzogjene nga precipitimi kimik i materialeve karbonatike, të përzier edhe me materiale të tjera dhe lëndë organike bimore, duke u kombinuar edhe me fenomenet karstike.

Të dhëna të shkurtra mbi llojin e mineralit

Siç është përmendur, këto gëlqerore dekorative kanë veti fiziko-mekanike të përshtatshme për të përdorur si gurë dekorativë. Ato mund të nxirren lehtë në blloqe me përmasa të ndryshme, përpunohen lehtë, dhe janë të qëndrueshëm ndaj agjentëve atmosferikë.